AKTUALE

Ahmeti uron Erdoganin për fitoren: Vazhdojmë ta thellojmë bashkëpunimin si aleatë të NATO-s

Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

“Dëshiroj t’i përcjell sot urimet e mia të sinqerta Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan për fitoren e shënuar në zgjedhjet presidenciale.

I uroj mbarësi dhe realizim të përcaktimeve progresive programore në mandatin e ri të fituar dhe jam i bindur se vendet tona do të vazhdojnë të thellojnë më tej bashkëpunimin për progres të ndërsjellë, mbi të gjitha si aleat të NATO-s.

Urime popullit turk për shprehjen e lirë dhe demokratike të verdiktit në zgjedhjen e kryesuesit të vendit”, ka shkruar Ali Ahmeti.

Banner

Related posts

Gazetari Saliu pyetje Fevziut, Buzhalës, Haxhiut dhe Kelmendit: Ju me na kallxu a ju ka pagu BDI-ja me ardhë këtu me bo propagandë…

Gjyla Halili

E pabesueshme: Asnjë anëtar i “Grupit të Zjarrit” nuk i gëzohet rejtingut të Ali Ahmetit dhe BDI-së

admin

Ali Ahmeti nga Çashka: Ky unitet i fortë është një mesazh i fuqishëm se shqiptarët janë të gatshëm të qëndrojnë të bashkuar dhe të mbrojnë interesat e tyre në çdo kohë.

Gjyla Halili

Leave a Comment