AKTUALE

Ahmeti uron Erdoganin për fitoren: Vazhdojmë ta thellojmë bashkëpunimin si aleatë të NATO-s

Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

“Dëshiroj t’i përcjell sot urimet e mia të sinqerta Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan për fitoren e shënuar në zgjedhjet presidenciale.

I uroj mbarësi dhe realizim të përcaktimeve progresive programore në mandatin e ri të fituar dhe jam i bindur se vendet tona do të vazhdojnë të thellojnë më tej bashkëpunimin për progres të ndërsjellë, mbi të gjitha si aleat të NATO-s.

Urime popullit turk për shprehjen e lirë dhe demokratike të verdiktit në zgjedhjen e kryesuesit të vendit”, ka shkruar Ali Ahmeti.

Banner

Related posts

Ndjehem i tradhëtuar nga Arben Taravari”- Ziadin Sela

Gjyla Halili

Akcizat për dizelin do të ulen për 4 denarë, për benzinin për 2, Mickoski paralajmëroi seancë të jashtëzakonshme

Gjyla Halili

Mexhiti nga panairi i Tiranës: Pranvera në Shkup do të vijë së bashku me Panairin e Librit

Gjyla Halili

Leave a Comment