SHQIPËRI

Grushtoi Sali Berishën, mjekësia ligjore me detaje të reja për shëndetin mendor të tij

Ka probleme të shëndetit mendor. Kështu thanë katër ekspertët e mjekësisë ligjore, për Gert Shehun, i cili kishte grushtuar ish-kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha, në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Sipas Abcnews.al, hetuesit i kërkuan gjykatës t’i ndërpres hetimet dhe të vendos për shtrimin e detyruar spitalor për 31-vjeçarin.

Shehu po mbahet në Burgun 313 në Tiranë nga dhjetori i 2022-tës

Ende nuk dihet se kur do të shqyrohet kërkesa e prokurorisë nga gjykata, por akuzat e sulmit nda Berishës dhe lëndimit me dashje pritet të rrëzohen për shkak se i riu nuk mund të ndiqet më penalisht.

Ngjarja ku ish-kreu i qeverisë shqiptare u godit me grusht në fytyrë, ndodhi vitin e kaluar, gjatë protestës të thirrur nga opozita.

31 vjeçari kishte arritur që ta kalonte perimetrin e sigurisë.

Kjo s’është hera e parë që ai përballet me drejtësinë.

Gert Shehu, ka edhe vepra të tjera penale.

Ai fillimisht ishte arrestuar me një sasi kanabis, ndërsa në vitin 2017, është gjobitur për rrahjen e një personi.

Banner

Related posts

Dita e Verës/ Kryeministri Rama i bashkohet festës në Elbasan

admin

Revolucioni i Berishës/ Dhjetëra mbështetës të PD bllokojnë hyrjen e Kuvendit

admin

Meta pas liberalizimit të vizave për Kosovën: Një padrejtësi mori fund

admin

Leave a Comment