AKTUALE

SHTEGËTIMI TRADICIONAL NË GREÇËN E MALËSISË

Banner

GREÇA 2023 (18.06.2023)

OJQ Labeatët organizon më datën 18.06.2023. (e dielë) shtegëtimin tradicional një ditor në pllajën e Greçës me qëllim të shënimit të 112 vjetorit të Kuvendit të Greçës.
Rikujtojmë se ne Greçë u shkrua historia kombëtare…… ku u hartua Memorandumi i Greçës ose i ashtuquajturi Libri i Kuq.
Tubimi do të bëhet më 18.06. në pllatformën para gjimnazit të Tuzit deri në ora 08.00. nga do të nisemi drejt Koritës. Nga Korita drejt Greçës planifikohet të nisemi në ora 09.00.
Aktivitetet:
-Hecje nëpër shtigjet shekullore, 2.5 orë deri tek ahu historik.
-Qendrimi tek ahu 1 orë duke përfshirë këtu edhe vizitën e kronit të Greçës.
-Vizita e pishës flamur dhe ambiseve të kanionit të Cemit të Selcës 30 minuta.
-Kthimi drejt Koritës rreth 2.5 orë.
Arritja në Koritë në orët e mbasditës.
E detyrueshme është për pjesmarrje :

  • Meqenese kalohet kufiri shtetror, është e obligueshme te niset fotografi apo skanim i dokomentit identifikues (Kartë identiteti apo pasaportes) dhe tu niset organizatorve deri ne 3 ditë para shtegëtimit. dmth deri me 15 Qershor.
    Vështirësia e shtegut është e lehtë dhe ju sygjerohet :
  • Shtegtari mos të ketë probleme shëndetsore ( zemra, frymarrja, epilepsi etj.)
  • Me vehte duhet të keni ndonjë xhup për ndërresë, ushqim sipas dëshirës dhe 1-2 l. ujë.
  • Shpirtin avanturesk
    Udhëtimi do të bëhet me makina private deri në Koritë

Të interesuarit të paraqiten deri më datë 15.06.2023. Në nr. të tel. 069/092-246; 069/866-550 dhe 069/400-411.
Ju mirëpresim.

Banner

Related posts

BFI e RMV-së letër ngushëllimi familjes Shaqiri nga Kumanova

Gjyla Halili

SYLEJMANI:HYDAJET HYSENI NË DEKLARATËN E PAVARËSISË TË KOSOVËS KA EDHE TRI PIKA PARA NËNSHKRIMIT TË TIJ

admin

Krerët e VLEN-it në Berlin: Diaspora i thotë po ndryshimit

Gjyla Halili

Leave a Comment