KOSOVË

Edhe Rusia reagon për situatën në veri të Kosovës

Një ditë pas tensioneve në veri të Kosovës, një zyrtar i Ministrisë së Jashtme  të Rusisë, ka thënë se vendi i tijdo të vazhdojë ta mbështesë Serbinë në mbrojtjen e të drejtave të saj legjitime në raport me Kosovën.

Yuryy Philipson ka thënë se çdo vendim për Kosovën duhet të jetë i pranueshëm për serbët dhe i miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

“Perëndimi, në stilin e tij të preferuar cinik, po e trajton në mënyrë selektive të drejtën ndërkombëtare, duke u përpjekur me të gjitha forcat që ta zëvendësojë dokumentin bazë me skema të njëanshme që nuk marrin parasysh interesat themelore të popullit serb dhe e detyrojnë atë të pranojë ‘shtetësinë’ e provincës”, ka thënë Philipson, transmeton RIA Novosti.

Gjatë ditës së premte derisa kryetarët e rinj të katër komunave atje po tentonin të hynin në zyrat e tyre, u priten me protesta nga qytetarët serb në përpjekje për ta penguar hyrjen e tyre në ndërtesat e komunave. Polica përdori gaz lotsjellës dhe shok-bomba për të shpërndarë protestuesit. Ndërsa veprimet e insitucioneve të Kosovës u dënuan nga aleatët ndërkombëtarë. /21Media

Related posts

Gjendet i vdekur një shqiptar në një plantacion marijuane në Spanjë

admin

Sulmohet Policia e Kosovës në Zveçan

admin

Një ditë pas publikimit të videoskandalit, Safet Gjici bën veprimin e papritur

admin

Leave a Comment