AKTUALE

Dje, me datë 26 maj në Shkup u promovua themelimi i Institutit për Demokraci dhe Analiza Ekonomike – IDEA

Instituti për Demokraci dhe Analiza Ekonomike – IDEA është themeluar në mars të vitit 2023 me përkrahje të Fondit Evropian për Demokraci (European Endowment for Democracy) dhe synon të kontribuojë në avancimin e nivelit të demokracisë dhe politikave ekonomike në Maqedoninë e Veriut, përmes hulumtimeve, avokimit dhe monitorimit të punës së institucioneve publike.
Ngjarja promovuese u karakterizua me një panel diskutimi me temë ‘’Statusi i demokracisë dhe shoqëria civile në Ballkan’’, në të cilin morën pjesë ish-kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, aktivistja nga Tetova Elmedina Abdullai, dhe drejtori ekzekutiv i IDEA Omer Ajdini.
Në fjalimin e drejtuar mysafirëve, drejtori ekzekutiv Omer Ajdini potencoi se qëllimi i IDEA është të ndihmojë sadopak avancimin e demokracisë dhe politikave ekonomike në vend, në kohën kur shoqëria civile përballet me mungesë qëndrueshmërie.
Duke folur për demokracinë në Maqedoninë e Veriut, Elmedina Abdullai potencoi se avancimi i demokracisë në vend dhe rajon është çështje sa kolektive ashtu edhe e ndërgjegjësimit personal, dhe se të gjithë ne duhet të bëjmë atë që na përket për të avancuar statusin e shoqërisë në të cilën jetojmë.
Shpend Ahmeti në fjalimin e tij drejtuar mysafirëve, potencoi që roli i shoqërisë civile ka qenë dhe mbetet krucial në demokraci, dhe se roli i IDEA do të duhej të ishte që të avanconte nivelin e debatit në shoqëri dhe të ndihmonte politikëbërjen në vend.
Në ngjaren promovuese morën pjesë edhe kryetar komunash, profesor univsitarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe studentë nga universitete të ndryshme.

Related posts

Kasami: VLEN nuk bëhet pjesë e Qeverisë pa ndryshimet kushtetuese

Gjyla Halili

Agron Dedivanaj: Komuniteti Shqiptar i Miçiganit, me unitet arriti suksese si asnjëherë më parë

admin

Akademik Anton Berishaj:Votoni për “Forumin Shqiptar“, për numrin 5!

admin

Leave a Comment