AKTUALE

Bekteshi: I përgëzoj deputetët, me këtë investim do të kontribuojmë në zhvillimin ekonomik të vendit

Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi nga BDI-ja uron deputetët për miratimin e ligjeve për Korridorin 8-10D të cilët në Kuvend ishin me procedurë të shkurtuar nga Qeveria.

Bekteshi ka thënë se tashmë janë menjanuar të gjitha pengesat për të realizuar projektin më të madh infrastrukturorë në vend i cili do të finalizohet në periudhë prej 6 viteve nga fillimi i punimeve, njofton indeks.mk

Sipas tij, me këtë investim do të kontribuojmë në zhvillimin ekonomik të vendit, modernizimin e infrastrukturës rrugore.

Shkrimi i plotë:

I përgëzoj deputetët e Kuvendit për votimin e ligjeve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d.
Tani nuk ka më asnjë pengesë për të realizuar projektin më të madh infrastrukturorë në vend i cili do të finalizohet në periudhë prej 6 viteve nga fillimi i punimeve.
Me këtë investim, më të madhin në historinë e vendit tonë, do të kontribuojmë në zhvillimin ekonomik të vendit, modernizimin e infrastrukturës rrugore dhe mundësi më të mëdha për lidhje me fqinjët dhe zhvillimin të biznesit.

Banner

Related posts

Truku me kube akulli është mënyra e vetme që t’i shpëtoni nga vyshkja lulet tuaja kur asgjë tjetër nuk ndihmon

admin

Dehari takime të shumta me diasporën në Amerikë: Bashkë për sfidat që na presin, bashkë për Kërçovën

Gjyla Halili

Osmani: Fronti Europian është një ide e madhe të cilës i ka ardhur koha

Gjyla Halili

Leave a Comment