AKTUALE

Ejup Rustemi: Lëshojmë në përdorim rrugën magjistrale Kumanovë- Stracin,pjesë e koridorit 8

Rustemi: “31,2 kilometra gjatësi dhe 11,78 milion euro ka qenë vlera e rehabilitimit të rrugës magjistrale Kumanovë – Stracin, e cila është realizuar në dy faza. Faza e parë e punimeve është kryer nga Kumanova deri në fshatin Vojnik, në gjatësi prej 15,2 kilometra, në vlerë prej 4,7 milion euro, mjete të siguruara nga fondet IPA 2 dhe një pjesë e mjeteve nga NPRRSH. Në fazën e dytë është rehabilituar segmenti nga fshati Vojnik – deri në Stracin, në gjatësi prej 16 kilometra dhe në vlerë prej 7,4 milion euro, mjete të siguruara nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore. Ishte kënaqësi e imja që së bashku me kryeministrin Kovaçevski dhe me ministrin Boçvarski ta lëshojmë në përdorim rrugën magjistrale të rikonsrtuuar dhe të modernizuar Kumanovë – Stracin, e cila ka një rëndësi të veçantë, para se gjithash për qytetarët të cilët gravitojnë në këtë rajon, por edhe për vetë faktin se ky aks rrugor është pjesë e Koridorit 8”.

Banner

Related posts

1.7 milionë euro ndihmë suedeze për të mbështetur anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE në fushën e mjedisit

Gjyla Halili

Aliu: Forcohet kuadri në Spitalin Klinik të Tetovës – u ndanë vendimet për punësim të 28 mjekëve specializantë

Gjyla Halili

Fatmir Dehari: Kërçova përsëri në zi – Njomza Emini , 15-të vjeçe ndërron jetë

Gjyla Halili

Leave a Comment