KOSOVË

SHBA do t’i shesë avionë luftarak F-35 Greqisë

“Bashkëpunimi mbrojtës i Shteteve të Bashkuara me Greqinë është në një nivel historikisht të lartë dhe e bën më të sigurt rajonin e gjerë”, thekson Departamenti i Shtetit  në lidhje me shitjen e afërt të avionëve luftarakë F-35  në Greqi.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit përsëriti qëndrimin e hershëm, se qeveria amerikane nuk dëshiron të komentojë shitjen e pajisjeve mbrojtëse para njoftimit zyrtar të Kongresit.

Megjithatë, një përfaqësues i Departamentit të Shtetit deklaroi se SHBA e konsideron Greqinë, aleat dhe partner të domosdoshëm në NATO.

Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Greqinë një aleat dhe partner të domosdoshëm në NATO. Së bashku, vendet tona avancojnë synimet tona të përbashkëta për paqen dhe prosperitetin në Mesdheun Lindor, Ballkanin Perëndimor, rajonin e Detit të Zi dhe më gjerë. Marrëdhënia e mbrojtjes SHBA-Greqi është më e fortë se kurrë. Bashkëpunimi ynë forcon NATO-n dhe e bën rajonin më të sigurt”, ka thënë përfaqësuesi i DASH, raporton Protothema.

Banner

Related posts

Vallahi s’i kam dëgjuar këta emra

admin

Nuk shtyhet orari i votimit në Shqipëri, në 19.00 mbyllen qendrat

admin

Tiranë, 25-vjeçari i vjedh fqinjit paratë dhe celularin, pastaj i përdhunon të dashurën

admin

Leave a Comment