Të nderuar qytetarë, pjesëtarë të bashkësisë vllahe në Republikën e Maqedonisë së Veriut,
Më lejoni që në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal t’ju uroj 23 Majin, Ditën kombëtare të vllahëve. Drejtoj urime të sinqerta për një ditë të bukur festive, të kaluar në paqen dhe qetësinë që e ofron shtëpia familjare përplot njerëz të afërt dhe të dashur. Tani më shumë se kurdoherë duhet të bashkohemi, të dëgjojmë dhe shohim njëri tjetrin, të bëhemi krahu i mbështetjes dhe inkurajimit për të afërmit tanë, për fëmijët dhe për shtetin tonë. Sfidat me të cilat ballafaqohet e tërë bota pjesë e pakontestueshme e së cilës jemi edhe ne, sado të vegjël që jemi, kanë reflektimin e vet negativ mbi përditshmërinë dhe shprehitë që i kemi pasur. Qoftë të bëhet fjalë për krizën ekonomike, energjetike, ushqimore, qoftë të bëhet fjalë për atë më thelbësoren-jetën si bekim, ambientin tonë jetësor dhe planetin Tokë që ndryshohet prej dite në ditë. Nuk mund të anashkalojmë as jostabilitetin politik në vendin tonë, i cili reflektohet mbi përparimin e parashikuar dhe të pritur kah përmbushja e qëllimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjithë kjo është motiv të jemi të bashkuar, të ndajmë të mirën dhe të keqen, të gëzohemi dhe të pikëllohemi edhe për sukseset, edhe për disfatat, sepse edhe ato janë të përbashkëta. Republika e Maqedonisë së Veriut, është shtëpia jonë e përbashkët e ngrohtë dhe e sigurt, dhe vendi ku më së miri i shprehim veçoritë tona, a sërish të bashkuar në një tërësi unike ku çdo bashkësi është pjesë e vlefshme e cila kontribuon pa rezervë me atë që mundet më së miri për qëllimin e përbashkët – Republika e Maqedonisë së Veriut e prosperuar dhe e suksesshme!
Edhe njëherë, urime dhe Ju dëshiroj ditë të bukur festive!
Me respekt,
mr. Talat Xhaferi