AKTUALE

Grubi uron qytetarët e komunitetit vlleh me rastin e ditës kombëtare të tyre

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka uruar të gjithë bashkëqytetarët e komunitetit vlleh në ditën kombëtare të tyre.

Në videomesazhin e tij, Grubi përgëzon qytetarët vlleh për kontributin e vazhdueshëm të tyre në proceset progressive të vendit, teksa shton se gjithmonë duke ndërtuar respekt reciprok ndërtojmë të ardhmen e përbashkët europiane.

Statusi i plotë:

Të nderuar bashkëqytetarë të komunitetit vlleh,
Me rastin e ditës suaj kombëtare, ju uroj shumë shëndet, mbarësi dhe suksese në realizimin e aspiratave tuaja progresive. Dita e sotme është përkujtim dhe shprehje e mirënjohjes ndaj kontributit tuaj krucial në konsolidimin demokratik dhe zhvillimin e vendit tonë mbi vlerat e paqes dhe barazisë. Ashtu siç deri më tani bashkë kemi kontribuar për të tashmen progresive, bashkë le të qëndrojmë duke respektuar gjuhën dhe kulturën e njëri – tjetrit për të ndërtuar të ardhmen europiane. Gëzuar 23 majin, ditën kombëtare të Vllehëve!

Banner

Related posts

Kryeminstri Xhaferi: Data e sotme është skalitur në kujtesën kolektive me pikëllim, hidhërim dhe dhimbjen shumë të madhe të shkaktuar nga deportimi i hebrenjve nga shteti ynë

Gjyla Halili

Nga 12 serbët e arrestuar në Prizren, 10 lirohen, dy ndalohen për prezantim të rremë si pjesëtarë të MUP-it

Gjyla Halili

Grubi: Vetëm Fronti i fuqishëm i bën ballë VMRO-së

Gjyla Halili

Leave a Comment