AKTUALE

A ka liri fetare në RMV?

Liria fetare është e garantuar me aktet ndërkombëtare të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Në Maqedoninë e Veriut kjo liri si e drejtë themelore është e garantuar edhe me Kushtetutë dhe me ligjin për lirinë fetare. Por, në realitet si qëndron situata me liritë fetare në Maqedoninë e Veriut. Raporti vjetor i Departamentit të Shtetit Amerikan për gjendjen me respektimin e lirive fetare në botë, në pjesën e Maqedonisë së Veriut e potencon ndryshimin ligjor të miratuar nga Parlamenti për ndalesën e regjistrimit dhe punës së entiteteve, të cilat bartin emra dhe simbole të nazizmit, nacioal-socializmit ose Rajhut të tretë ose janë të shoqëruar me intolerancë, urrejtje, fashizëm, në lidhje me përpjekjen për regjistrimin e klubeve bullgare. Prandaj, pasqyrën reale të gjendjes së lirive fetare e shpërfaq ky raport. Historikisht populli shqiptar në Ballkan ka qenë shembull i tolerancës ndër-fetare dhe respektues i ushtrimit të lirisë fetare ndaj atyre që kanë respektuar rregullat fetare, pavarësisht se cilës fe i kanë takuar. Por, duhet të theksojmë se respektimi dhe toleranca fetare nuk varet vetëm prej shqiptarëve të cilët në numrin më të madh i takojnë besimit mysliman, qasje e njëjtë duhet të jetë edhe nga qytetarët e përkatësive të tjera etnike e fetare. Megjithatë, në RMV ka harmoni dhe mirëkuptim fetar mes qytetarëve të përkatësive të ndryshime fetare.

Raporti i Departamentit të Shtetit Amerikan për liritë fetare në Maqedoninë e Veriut –

Në një shkrim për opinionin me rastin e publikimit të raportit për liritë fetare në botë në vitin 2022, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken deklaroi se “liria fetare është me rëndësi jetike për stabilitetin dhe sigurinë e shoqërive”.

“Kur personit i respektohen bindjet individuale, ai ka më shumë fuqi ta arrijë potencialin e tij të plotë, me çka ngrihen komunitete të plota dhe shoqëri”, deklaroi Bliniken   

Në pjesën për Maqedoninë e Veriut, raporti thekson edhe se vitin e kaluar në shkurt policia ka ngritur padi për komplot të gjuhës së urrejtjes kundër një gruaje për komentet e saj në rrjetet sociale gjatë vizitës së një grupi hebraikësh ortodoks dhe se Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi ka deklaruar se ka qenë “incident antisemitik”.

Probleme të tjera të vërejtura në raport janë denacionalizimi i ngadalshëm dhe jo i plotë i pronës shtetërore, favorizimi i disa grupeve fetare dhe akreditimi i shkollave fetare “edhe pse këto shkolla të drejtuara nga KOM-AO dhe BFI mbetën të paregjistruara, duke penguar kështu nxënësit nga ato shkolla të regjistrohen në universitetet laike”. Në raport theksohet gjithashtu se drejtuesit e BFI-së kanë thënë se marrëdhëniet me qeverinë kanë vazhduar të përmirësohen, por se qeveria ka vazhduar të tregojë më shumë favore ndaj KOM-KO.

Gjithashtu tregohet se grupi punues ndërinstitucional i formuar në vitin 2021 vazhdoi të shqyrtojë amandamentet në ligj për t’u mundësuar kishave dhe xhamive individuale të marrin statusin e personave juridikë, një kërkesë e kahershme e KOM-AO dhe BFI-së në Maqedoninë e Veriut.

BFI-së në Maqedoninë e Veriut.

Kujtojmë që, mediat raportuan se vitin e kaluar ka pasur një incident vandalizmi ndaj një manastiri që ndodhet në një zonë me shumicë myslimane dhe 13 incidente vjedhjesh nga kishat, manastiret dhe xhamitë. KOM-AO dhe BFI nuk e konsideronin vjedhjen dhe vandalizmin si bazë fetare.

Gjithashtu theksohet se ish ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela P. Ageler dhe diplomatë të tjerë amerikanë kanë diskutuar me përfaqësues qeveritarë dialogun ndërfetar dhe rëndësinë e tolerancës dhe mirëkuptimit midis grupeve të ndryshme fetare. Ka pasur diskutime edhe me drejtorin e Komisionit për marrëdhënie me komunitetet fetare dhe grupet fetare, me kryetarë komunash dhe zyrtarë të tjerë. Me deputetët u diskutua për denacionalizimin e pronës së kishave dhe xhamive, dhe për amandamente në shkollat ​​e mesme, përfshirë akreditimin e shkollave fetare.

Liria fetare në Maqedoninë e Veriut –

Maqedonia e Veriut është shtet multi etnik dhe multi fetarë me automatizëm, pasi kemi të bëjmë me qytetarë të shumtë q i takojnë besimeve të ndryshme. Në realitet mund të themi se lira fetare në RMV është në nivelin e duhur, duke mos pasur raste ekstreme të cenimit të lirisë fetare nga komunitete të ndryshme, përkundrazi ka harmoni dhe respektim të përpiktë.

Shembull të tillë dha edhe presidenti i shteti, Stevo Pendarovski, i cili gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit për besimtarët mysliman vizitoi shumë familje për të ngrënë iftar të përbashkët. Ngjashëm, edhe krerët mysliman urojnë dhe festojnë bashkërisht festat fetare tjera, që i bie ekziston një harmoni ndër-fetare.

Nga ana tjetër shoqëria e RMV-së duhet të vazhdojë po me këtë ritëm duke mos rrezikuar të rrëshqas në mesin e shteteve që janë të futura në listën e shteteve që kanë probleme fetare, si: Kina, Uzbekistani, Turkmenistani, Irani, Iraku dhe Pakistan, madje së fundmi është rekomanduar që të futet edhe Egjipti. Maqedonia e Veriut është shtet në të cilin nuk ka ekstremizëm fetarë gjë që prodhon pasoja të mëdha, si për shoqërinë ngjashëm edhe për shtetin, prandaj duhet ta ruaj këtë status. Si dhe të përforcojë edhe më shumë mirëkuptimin ndër-fetarë. 

Related posts

Sela: E kam ndjekur me shqetësim copëzimin e subjekteve politike, ata mundohen që të bëjnë tezga

Gjyla Halili

Muharem Asani:Menaxhimi më efikas i dërgesave me vlerë të ulët për të shtypur ekonominë gri.

admin

​Kuka: Sporti serioz rrit imazhin e shtetit, jo garat shou

admin

Leave a Comment