AKTUALE

Të gjitha 117 qendrat e votimit në Tetovë janë hapur në kohë, votimi zhvillohet pa probleme

Në të gjitha 117 qendrat e votimit në kuadër të Komisionit Zgjedhor Komunal në Tetovë, nga ora 07:00, filloi dhe zhvillohet normalisht procesi i votimit për zgjedhjet e sotme presidenciale, informojnë nga Komisioni Zgjedhor Komunal Tetovë. Në komunën e Tetovës do të votojnë 86.309 qytetarë.

Të gjitha 117 qendrat e votimit të cilat janë në kompetencë të KZK-së Tetovë  janë hapur në kohë. Nuk është raportuar kurrfarë problemi nga asnjë Këshill Zgjedhor. Shpresojmë se ky proces do të jetë kështu deri në fund të mos kemi kurrfarë problemi. Edhe pse mund të paraqitet ndonjë problem teknik me pajisjen për identifikim biometrik të votuesve por kjo gjatë ndërhyrjes së KZK-së Tetovë së bashku me personat e TI-së të angazhuar nga ana e KSHZ-së do të tejkalohet”, informoi Nazmi Dauti nga KZK Tetovë.

Banner

Related posts

Shoqata “Malësia e Madhe” – New York organizon mbrëmje kulturore me shfaqjen e dokumentarit “Narhelmi – Fshati piktoresk i bashkëjetesës”

Gjyla Halili

BDI-ja uron Shekerinskën pasi u emërua zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s: Ajo është një shembull i shkëlqyer i profesionalizmit

Gjyla Halili

AMERIKA A E KA NDIHMUAR KOSOVËN NË LUFTËN KUNDËR SERBISË PUSHTUESE, APO E KA ÇLIRUAR KOSOVËN NGA SERBIA PUSHTUESE

Gjyla Halili