Qeveria është e qëndrueshme, ndërsa te partnerët në koalicion është normale që të ketë mendime të ndryshme për çështje të caktuara dhe zgjidhje ligjore, theksuan sot nga Qeveria në brifing me mediat, duke i komentuar tërheqjet ose paralajmërimet për tërheqje nga koalicioni qeveritar i partnerëve më të vegjël të koalicionit.
Në lidhje me kërkesën e partisë “Dinjiteti” (Dostoinstvo) prej ku pas mospranimit në Parlament të zgjidhjes ligjore për pjesëmarrësit në ushtri në konfliktin e vitit 2001, nuk e përjashtuan mundësinë që të largohen nga koalicioni qeveritar, sqaruan se për atë ligj ka problem në harmonizimin me ligje të tjera dhe po bëjnë përpjekje që të gjejnë zgjidhje.
“Këtu bëhet fjalë për një zgjidhje ligjore për të cilën kemi biseduar me kryetarin e partisë ‘Dinjiteti’, por eksziton një problem në lidhje me harmonizimin me ligjet e tjera. Ne po përpiqemi të gjejmë zgjidhje që do të jetë juridikisht e harmonizuar, sepse nëse miratoni një ligj që nuk është në përputhje me ligjet e tjera, mund të përfundoni duke e bërë problem që një zgjidhje e caktuar ligjore nuk mund të zbatohet ose duhet të rikthehet. Vetëm për ato arsye, jo sipas ndonjë linje tjetër të bashkëpunimit”, theksuan nga Qeveria.
Në koment për tërheqjen e Lidhjes Demokratike theksuan se kanë pritur një gjë të tillë. “Nuk mund të ndërtoni karrierë duke bërë konflikt me një fqinj të caktuar, e pastaj të mbështetni zgjidhje me të cilën me atë fqinj do të jeni pjesë e BE-së. Domethënë, kjo është utopi”, komentojnë burime qeveritare.
Përsëritën se LSDM-ja e para është ndalur pas konceptit të një njësie zgjedhore dhe se përfaqësuesi i kësaj partie në Komisionin për reforma në kodin zgjedhor ka drejtim shumë të qartë se mund të bisedojë për një njësi zgjedhore.
“Unë jam përkrahës i listave të hapura që qytetarët të zgjedhin për kë duan të votojnë. Disa deputetë mendojnë se duhet t’u garantohet personalisht një vend në Kuvend në mënyrë që të jenë deputetë gjatë gjithë jetës, gjë që nuk është e drejtë. Prandaj mendoj që nëse është një njësi zgjedhore, listat duhet të hapen dhe të diskutohet edhe për pragun, sepse nëse nuk ka prag, atëherë mund të ndodhë që bashkësitë e biznesit të kandidojnë deputetë. Duhet të bëhen llogaritje për pragun, ndërsa 3 deri në 4,5 për qind mund të jetë shifër interesante”, thotë një zyrtar i lartë qeveritar dhe thekson se kur të përgatitet kodi zgjedhor duhet të merren parasysh të gjitha aspektet dhe në fund të jetë me konsensus.
Për mundësinë për mbajtje në termin të njëjtë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare theksojnë se ato do të mbahen siç është paraparë me zgjidhjet aktuale ligjore dhe se ashtu praktikojnë edhe shtete të tjera.