SHOWBIZ

Kjo është “Dacia” më e shtrenjtë, ky është çmimi marramendës

Veturat “Dacia” njihen si një nga më të lirat në treg, mirëpo në të shumtën e rasteve në këta vetura blerësi duhet të bëjë kompromis duke hequr dorë nga pajisjet dhe teknologjia. Mirëpo kompania gjermane “Car Point” ofron diçka ekskluzive për modelin “Dacia Duster”, ndërsa çmimi i saj është marramendës, shkruan Autoblog. 

Është një version ekstrem i veturës. Ka një motor me benzinë 1.3 CC. Rrotat e veturës duken shumë të bukura. Madje, edhe dizajni i jashtëm i veturës e bën që vetura të duket më e veçantë edh di rrjedhojë të shitet më shtrenjtë.

Ndryshimet e brendshme nuk janë aq të mëdha sikur jashtë. Por kjo nuk do të thotë se edhe në këtë pjesë nuk është investuar. Navigimi dhe kontrolli automatik i klimës janë standarde, ndërsa ulëset e përparme janë me ngrohje.

“Car Point” e ofron këtë model me çmim prej 35 mijë eurove.

Banner

Related posts

Gold AG paralajmëron pesë projekte të reja muzikore

admin

Kontrolloni sheqerin në gjak duke ngrënë me orare të rregullta

admin

Veçoritë që do të vijnë tek modelet Pro të iPhone 15

admin

Leave a Comment