KOSOVË

Rikthehuni dhe votoni, KQZ të kërkojë falje për problemet teknike

Partia Socialiste iu ka bërë thirrje qytetarëve që hasën probleme në nisje të procesit të votimit, që të rikthehen pranë qendrave të votimit dhe të shprehin vullnetin e tyre.

 Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PS, Bora Muzhaqi, kërkoi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që t’iu kërkojë ndjesë qytetarëve që nuk mundën të votonin për shkak të problemeve teknike.

“Partia Socialiste i lutet të gjithë atyre që nuk votuan në orët e para të mëngjesit q ëtë kthehen në qendrat e votimit. Gjithkush që voton sot jep një kontribut edhe për të gjithë ata që janë larg. Prandaj thirrja jonë është votoni! Votoni”, deklaron Bora Muzhaqi.

Nga ana tjetër, KQZ bëri me dije se përqindja e votuesve deri në orën 13:00 është 28.2%, një shifër relativisht e ulët, kjo krahasuar dhe me vendoret e 2019-ës.

Related posts

“Ishim të gatshëm ta japim jetën për Kosovën”, Osmani percjell mesazhin e ushtarëve amerikanë

Gjyla Halili

Presidenti çek dhe ai finlandez kërkojnë anëtarësimin e Kosovës në KiE

admin

Edi Rama shpërndan fotografi të studentes që diplomoi në Harvard me veshje tradicionale

admin

Leave a Comment