KOSOVË

Biden do të emërojë David J. Kostelancik për postin e ambasadorit në Shqipëri

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi të hënën se do të emërojë diplomatin e karrierës David J. Kostelancik, për postin e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

Zoti Kostelancik ka shërbyer në ambasadën amerikane në Shqipëri në fillim të viteve ’90, në zyrën politike.

David J. Kostelancik, shërben aktualisht si Këshilltar për Politikën e Jashtme i Shefit të Shtatmadhorisë amerikane, Gjeneral Mark Milley.

Ai ka shërbyer më herët si zëvendës Shef i Misionit dhe për dy vjet, si i Ngarkuar me Punë i përkohshëm në Ambasadën e SHBA-së në Budapest të Hungarisë.

Diplomati Kostelancik, me origjinë nga shteti i Ilinoit, është diplomuar në Universitetin Northëestern të këtij shteti.

Ai flet rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht.

Nëse kandidatura e tij miratohet nga Senati, diplomati Kostelancik do të zëvendësojë ambasadoren aktuale amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, raporton Zëri i Amerikës.

Banner

Related posts

Scholz, Macron dhe Meloni i shkruajnë letër Vuçiqit

admin

Kurti për mediat italiane: Kemi ende probleme në kufirin me Serbinë

Gjyla Halili

Më 16 shkurt ankandi i dytë i letrave me vlerë për vitin 2024, në shumën 20 milionë euro

Gjyla Halili

Leave a Comment