SHQIPËRI

Veliaj thirrje qytetarëve: Keni në dorë fatin e qytetit

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është paraqitur për të votuar paraditen e sotme së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa.

Ai ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të votojnë e të mos ndikohen nga avaria e sistemit elektronik që ndodhi në nisje të procesit.

“Faleminderit të gjithëve për kontributin e për shërbimit jeni në krye të detyrës gjithmonë. Ka pasur avari nuk do të thoja dramatike, më vjen mirë që më në fund ka një vendimmarrje, duhet të prevalojë e drejta për të votuar. I bëj ftesa qytetarëve të votojnë e atyre që janë larguar nga lemza e vogël e mëngjesit të rikthehen. Janë fatet e qytetit në lojë, secili duhet të dëgjojë e vendimmarrja të udhëheqë. I uroj edhe pesë kandidatëve të tjera shëndet të plotë e sukës. Ka qenë një ndër fushatat e qeta të Tiranë, ndaj dhe lusim të gjithë që janë në krye të këtij procesi të vazhdojnë. Është e rëndësishme që Tirana të fitojë jo vetëm kandidatët. Për iranianët të flasë ai kitaristi. I bëj ftesë të gjithë familjeve shqiptarë të votojnë, aparaturat nuk janë kurrë perfekt, tani është zhbllokuar çdo ngërç që kemi pasur.”

Banner

Related posts

“Tani do dal të lyp”, shkarkohet nga detyra mjeku i Spitalit të Traumës, Apostol Vaso

admin

Fundoset anija me emigrantë në Greqi, 79 të vdekur dhe qindra të zhdukur

admin

“Miq dhe aleatë”/ Ministri i Jashtëm britanik takon kryeminsitrin Rama

admin

Leave a Comment