KOSOVË

Në Shqipëri aksidentohet vetura e ambasadës ruse, viktima një 36-vjeçar

Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me aksidenti e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në  Tiranë-Elbasan ku u përfshi një automjet i ambasadës ruse.

“Automjeti i ambasadës ruse, me drejtues shtetasin A. K., dhe pasagjer shtetasin S. M., është përplasur me banderolën metalike të rrugës, ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me bordurën”, tha policia.

Si pasojë e plagëve të marra nga përplasja, ka ndërruar jetë në spital shtetasi rus S. M., 36 vjeç ndërsa shtetasi A. K., 30 vjeç, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Banner

Related posts

Serbi, dhjetëra mijëra persona protestojnë kundër dhunës

admin

Biden do të emërojë David J. Kostelancik për postin e ambasadorit në Shqipëri

admin

Kosova blen dronë Bayraktar

admin

Leave a Comment