SHOWBIZ

Luizi ishte gangster, donte t’i nënshtroheshim

Finalja e Big Brother VIP Albania shpalli fitues këngëtarin nga Shkodra, Luiz Ejlli.

Luizi në finale ishte përball Kristi Aliaj, i cili së fundmi ka folur për rrugëtimin e tij në shtëpinë e famshme.

I ftuar në “Ftesë në 5”, Kristi ka folur për lojën që bëri në BBVA dhe raportin me disa prej ish-banorëve, në veçanti për Oltën dhe Luizin.

Sipas Kristi, Olta ishte një person manipulues ndërsa Luizi tentonte të të nënshtronte në lojën e tij.

“Ishte e vështirë ta përballoje Oltën kur fillonte me stilin manipuluese dhe imponues, Olta provonte të të manipulonte kurse Luizi provonte të të nënshtronte në lojën e tij, këta ishin dy ekstreme që luftonin me gjithë banorët e tjerë”, tha Kristi.

Tutje, ai u shpreh se në një moment kishte besuar se ai do të ishte fituesi për shkak të asaj që kishte përfaqësuar në shtëpinë e famshme, madje e ndjeu se edhe Luizi ishte frikësuar në një moment.

“Luizi kishte një besim kot, të pakuptimtë, kur doli Efi pas Deas aty Luizit me të vërtetë i iku komplet, shkoj te martesa, u kthye dhe më tha surprizat më kanë mbaruar, më pa dhe mua me jelekun shqiptar aty dhe tha më iku nga dora çdo gjë që kam bërë, e besoja fitoren në një moment se nuk e kisha idenë se çfarë impakti kishte krijuar personi i Luizit jashtë”, u shpreh tutje ai.

“Luizi ishte gangster, ai përdorte gjëra që bëjnë gangsterët intimidim, agresion ai dominoi me atë se aftësi tjetër nuk kishte të dominonte, një pjesë e madhe ashtu e vlerëson dominancën, kurse unë dominova me gjëra tjera”, tha mes tjerash Kristi.

Kujtojmë që finalja e BBVA u mbajt të shtunën e 6 majti ku Luizi u shpërblye me 100 mijë euro teksa tre finalistët Kristi, Efi dhe Deamishel morën nga 10 mijë euro secili. /Telegrafi

Related posts

Netflix nxjerr listën: Filmat dhe serialet më të para të të gjitha kohërave

admin

Të lindur për të pasur sukses në rrjetet sociale, njihuni me këto dy shenja të zodiakut

admin

Liam Neeson rrëfen se gruaja e tij e ndjerë nuk do të martohej kurrë me të nëse…

admin

Leave a Comment