SHQIPËRI

Aksident në Itali: Vdes një shqiptar

Një 24 vjeçar shqiptar ka vdekur dhe një tjetër është plagosur në një aksident që ka ndodhur në Itali.

Rasti tragjik raportohet se ka ndodhur të dielën rreth orës 23:30, në Bologna në rrugën via Graziadei.

Me veturën e tipit Mercedes CLK, po udhëtonin bashkë dy shqiptarë e një rumun.

Vozitësi i veturës e humbi kontrollin dhe doli jashtë rrugës duke u përplasur me një pemë.

24 vjeçari shqiptari ndodhej si pasagjer në ulësen e djathtë, teksa ekipet emergjente e nxorën atë pa shenja jete jashtë veturës.

Ndërkaq të lënduar kishin mbetur edhe një 23 vjeçar shqiptar dhe një 19 vjeçar rumun, i cili ndodhej në ulësen e prapme.

Banner

Related posts

Një muaj paraburgim për babanë e nxënësit që vrau nëntë persona në Beograd

admin

Ku janë çmimet më të ulëta e ku më shtrenjtë për pushime?

admin

Dasmorët pushtojnë tunelin e Kalimashit, dhjetëra vetura në autostradë

admin

Leave a Comment