SHOWBIZ

Vjosa Osmani prezent në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III, ja çfarë ka veshur presidentja e Kosovës

Ka nisur procesi i kurorëzimit të Mbretit Charles III në katedralen Westminster Abbey.

Më shumë se 2,000 njerëz janë ftuar në Westminster Abbey, duke përfshirë rreth 100 krerë shtetesh, mbretër dhe mbretëresha nga e gjithë bota.

Në ceremoninë mbretërore po merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, ky i fundit ka postuar disa imazhe nga ngjarja.

Foto: Prindon Sadriu/Facebook

Në foto Osmani duket elegante e veshur me fustan që shkonte deri poshtë gjunjëve dhe mëngë të gjata me një pjesë si pelerinë lëshuar sipër.

Dukja e presidentes u kompletua edhe me një aksesor flokësh me nuancë të njëjtë si fustani dhe këpucë me taka ngjyrë bezhë.

Foto: Prindon Sadriu/Facebook

Pranë saj qëndronte Prindoni me një kostum klasik, pantallona, këmishë me kravatë dhe xhaketë të gjatë.

Ndërkohë, presidentja gjatë qëndrimit në Londër dje gjithashtu mori pjesë në pritjen e organizuar nga Familja Mbretërore./Telegrafi/

Banner

Related posts

Elvana Gjata e ftuar speciale sonte në Big Brother Vip

admin

Elon Musk bëhet përsëri njeriu më i pasur në botë

admin

9 ushqimet që duhet të hajë çdo foshnje para se të mbush një vjeç!

admin

Leave a Comment