SHQIPËRI

Fshehën 17 vjeçaren në bagazhin e mjetit, arrestohen dy të rinj nga Kosova në Morinë

Dy të rinj nga Kosov janë arrestuar pasi kanë fshehur një një 17-vjeçare, në bagazhin e automjetit me të cilin udhëtonin, me qëllim hyrjen në Shqipëri.

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë, në vijim të kontrolleve të bazuara në analizën e riskut, të ushtruara ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata udhëtojnë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin A. M. dhe pasagjer shtetasin N. K.

Gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e këtij automjeti, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur një shtetase 17 vjeçe, banuese në Prishtinë, e cila dyshohet se po ndihmohej nga këta 2 shtetas, për të kaluar

 kufirin, në kundërshtim me ligjin. Nga verifikimet ka rezultuar se 17-vjeçarja kishte tentuar edhe më parë të hynte në vendin tonë, por për shkak të moshës, nuk ishte lejuar të hynte e pashoqëruar, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Banner

Related posts

BE sugjeron të kontrollohen armët në Ballkanin Perëndimor

admin

Situata ne veri, çka bisedoi Vuçiq në telefon me Borrellin dhe Tajanin?

admin

40 viktima nga aksidenti hekurudhor/ Politika shqiptare krah popullit grek: Ngushëllime për jetët e humbura

admin

Leave a Comment