Sistemi arsimor ka rol parësor në formimin e të rinjve si individë që duhet të pranojnë dhe zbatojnë vlerat dhe normat reale njerëzore, etike dhe morale. Por se ç’farë gjeneratash do të nxjerrim nuk varet vetëm nga kuadri mësimor dhe shërbimet profesionale në shkolla. Është përgjegjësi e të gjithë faktorëve shoqërorë.
Ngjarjet tek fqinjët tanë janë alarm serioz se angazhimi dhe shqetësimi institucional, familjar dhe individual për rritjen dhe zhvillimin e duhur të fëmijëve duhet të ngritet në një nivel edhe më të lartë.
Të rinjtë sot rriten në rrethana të ndryshme në krahasim me të kaluarën. Kohët e reja sjellin përfitime, mundësi të reja në dispozicion, por edhe shumë faktorë të rinj që mund të ndikojnë negativisht në sjelljen e fëmijëve dhe të sjellin situata me pasoja të padëshiruara.
Zgjidhje të shumta ligjore, masa dhe aktivitetet projektuese janë realizuar në këtë drejtim.
Në mënyrë të vazhdueshme po përforcohen shërbimet profesionale psikologjike-pedagogjike nëpër shkolla, po zbatohet këshillimi i nxënësve dhe prindërve të nxënësve me probleme në sjelljen të natyrave të ndryshme. Së bashku me kompanitë përgjegjëse shoqërore dhe me organizatat ndërkombëtare po implementohen projekte për mbrojtje nga dhuna.
Si krijues të politikave arsimore, Ministria e Arsimit dhe Shkencës së bashku me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të gjitha institucionet e tjera relevante, konform kompetencave të saja menjëherë filluam me revidimin e komponentit edukativ të sistemit arsimor, mekanizmave për detektimin e sfidave dhe formave të mbështetjes të nxënësve dhe familjeve.
Presim mbështetje nga të gjitha faktorët e interesuar, eksperët, sektori civil dhe joqeveritar, komuniteti i biznesit dhe partnerët ndërkombëtarë, të cilët deri më tani kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në përpjekjet për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, për mbrojtjen e shëndetit fizik dhe mendor, parandalimin e dhunës nga bashkëmoshatarët etj.
Hapi i parë është takimi inkluziv me përfaqësues të komunitetit akademik dhe tashmë gjatë ditës së nesërme e njejta do të mbahet në hapsirat e MASH-it, ndërsa do të marrin pjesë profesorë universitarë nga fusha e pedagogjisë dhe psikologjisë, sociologjisë, sigurisë dhe dhunës kibernetike etj.
Pas përfundimit të takimit do të kumtohen konkluzionet, përkatësisht rekomandimet, të cilat ashtu siç theksuam, do të jenë hap inicues për ngritjen e kujdesit institucional për rritjen dhe zhvillimin e duhur të të rinjve.