AKTUALE

Nënkryetari i BDI-së Arbër Ademi: Pushteti po tallet me Inspektoratin e Gjuhëve

Banner

Për ndryshimet në Ligjin e Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve ka reaguar edhe nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi në rrjetin social Facebook, veprimet dhe deklaratat e pushtet në lidhje me Inspektoratin e Gjuhëve i quan tallje. Tutje Ademi potencon se nëse Ligji i Gjuhëve hyn nën kompetencat e Ministrisë së Drejtësisë nuk do të ketë kompetenca.

Reagimi i plotë i Arbër Ademit – nënkryetar i BDI-së.

TALLJA ME INSPEKTORATIN

• Hristijan Mickoski dje: Ta votojmë Ligjin për Inspektoratin e gjuhëve, të formojmë Grup Pune dhe ta futim nën kompetencat e Ministrisë së Drejtësisë.

• Nikolla Micevski sot: Ta votojmë Ligjin për Inspektoratin e gjuhëve, ta fusim edhe mbrojtjen e gjuhës maqedonase dhe Ministria e Drejtësisë të vendos për kompetencat.

• Bekim Qoku sot: Ta votojmë shpejt e shpejt Ligjin për Inspektoratin e gjuhëve dhe siguroj se kompetencat do të rriten.

Inspektorati për zbatimin e gjuhës i formuar me lex specialis në kuadër të Ligjit për gjuhën shqipe – kurrsesi nuk mund të ketë kompetenca nëse hyn nën çadrën e Ministrisë së Drejtësisë. Nga organ i mëvetësishëm me status të personit juridik, me Ligjin që propozon VMRO dhe VLEN, Inspektorati shndërrohet në nivel Sektori nën kontroll të ministrit, kushdoqoftë ai.

Emri “drejtor” zëvendësohet me “udhëheqës sektori”. Buxheti vetanak i anulohet dhe futet në buxhet të Ministrisë pa qenë shfrytëzues buxhetor i linjës së parë, ndërsa plani i punës dhe inspektimit miratohet nga ministri e jo nga “shefi i sektorit”.

P.S. Kryeministri dhe vazalët e tij edhe për Ligjin për përfaqësim të drejtë thanë se kanë formuar Grup Pune, por Ligjin sot e kësaj dite nuk e kemi askund! Sidoqoftë, tetori afër është!

Banner

Related posts

Bastisje në kafenenë “Klasik” në Koçan, MPB: Arrestohet bashkëshortja dhe vajza e pronarit të diskotekës “Pulse”

Gjyla Halili

Bytyqi: Që nga viti 2017, Maqedonia është ngjitur për 80 vende në renditjen globale sipas Indeksit të Lirisë së Medias

Gjyla Halili

BDI me kandidatë për deputetë në njësitë 3 dhe 4, ja emrat?

Gjyla Halili