AKTUALE

Qytetarët e Maqedonisë për një vjet kanë harxhuar 156,2 milionë euro në blerje “online”

Qytetarët e Maqedonisë për blerje të produkteve dhe shërbimeve me kartelë pagesore ndaj e-tregtarëve të huaj vitin e kaluar kanë shpenzuar 156,2 milionë euro që paraqet rritje prej 46,31 për qind në krahasim me vitin 2021.

Analizën që e ka bërë Asociacioni për e-tregti të Maqedonisë (AETM) në bazë të të dhënave publikuara nga Banka popullore tregon se për 21,1 për qind është rritur edhe numri i e-transaksioneve që i kanë bërë qytetarët e Maqedonisë duke blerë onlajn jashtë vendit. Qytetarët e Maqedonisë kanë shpenzuar më shumë para në Britaninë e Madhe (21,8 milionë euro), ndërsa në Luksemburg kanë bërë numrin më të madh të transaksioneve (865,9 mijë euro)

“Vlera më e madhe e realizuar nga qytetarët e Maqedonisë ndaj Britanisë së Madhe, Hungarisë dhe Holandës pritet nëse merret parasysh see kanë origjinën nga këto vende Amazon UK, ASOS (Britania e Madhe), WizzAir (Hungari) dhe Booking.com (Holandë). Nëse merret parasysh se degët evropiane të Amazon dhe AliExpress janë të regjistruara në Luksemburg, përmes të cilave kryhen transaksione për shumicën e vendeve evropiane, me përjashtim të Britanisë së Madhe, pritet edhe numri më i madh i transaksioneve të kryera në Luksemburg me vlerën mesatare më të ulët”, thonë nga AETM.

Tek numri i onlajn transaksioneve të realizuara marrin pjesë persona fizikë madje me 89 për qind në numrin e përgjithshëm dhe kanë vlerë mesatare për një tranaksion të realizuar prej 32.4 euro kundrejt 124.1 euro të realizuar nga persona juridikë.

Sipas kryetares së Asociacionit për e-tregti, Nina Angellovska, pritet që edhe më tej të vazhdojë rritja e vlerës dhe numrit të onlajn transaksioneve të realizuara nga qytetarët e RMV ndaj e-tregtarëve të huaj.

Related posts

ISHP: Obeziteti në Maqedoni është në nivel të lartë

Gjyla Halili

Osmani – Martin: Irlandës iu desh ta ndryshonte Kushtetutën për t’u anëtarësuar në BE, por ia vlejti

admin

Bujar Osmani kandidat për garën për president, këtë lajm të madh do ta thotë nesër Ahmeti

Gjyla Halili

Leave a Comment