KOSOVË

Kurti dhe Vuçiq sot takohen në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet sot në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në këtë takim temë qëndrore pritet të jetë draft-statuti i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Po ashtu vend të rëndësishëm do të ketë edhe tema e fatit të të pagjeturve.

Ndërkaq, të hënën në mbrëmje numri një i qeverisë ka zhvilluar një bisedë telefonike me këshilltarin e lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Po ashtu, Kurti në mbrëmje e ka mbledhur stafin e tij këshillues për t’u përgatitur për takimin që do të mbahet sot me Vuçiq.

Takimi pritet të nisë nga ora 18:00, nën ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe emisarit për dialogun, Miroslav Lajçak.

Më 27 shkurt në Bruksel, Kosova dhe Serbia arritën pajtueshmëri për marrëveshjen për normalizim raportesh. Më 18 mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, palët u pajtuan edhe për aneksin e zbatimit. Pavarësisht se për asnjërën s’është vënë nënshkrim, në BE i kanë cilësuar si obligative dakordimet./21Media

Banner

Related posts

6 nga 81 deputetët e Kuvendit të Malit të Zi do të jenë shqiptarë

admin

Dodik: Kurti po destabilizon Ballkanin, duke iu shmangur detyrimeve ndërkombëtare

admin

Të largohen kryetarët dhe policia nga objektet komunale, urgjentisht të fillojë puna për Asociacionin

admin

Leave a Comment