SHQIPËRI

Familja e Ardian Nikulajt heq dorë nga gjakmarrja, i “dorëzon” çështjen drejtësisë

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulajt riktheu dhe një herë fenomenin e gjakmarrjes në vendin tonë.

Familja Nikulajt, sipas Top Channel ka nxjerrë nga ngujimi të afërmit e Edmond Haxhisë, të cilët pas përfshirjes së tij në këtë ngjarje u ngujuan.

E gjithë kjo vjen si pasojë e zbardhjes së shpejtë të kësaj ngjarje nga Policia e Lezhës, gjithashtu dhe bashkëpunimi me shtetin anglez dhe arrestimin e shpejtë të Edmond Haxhisë dhe 3 bashkëpunëtorëve të tij.

Familja Nikulaj la pas kanunin duke ia lënë drejtësisë në dorë vrasjen e vëllait të tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 19 prillit, ku autori qëlloi me 7 plumba mbi Ardian Nikulaj, teksa ky i fundit ishte i ulur në lokalin e tij, ndërsa më pak u largua me motor.

Nikulaj njihej si një biznesmen ndërtimi në zonë, ndërsa ka qenë edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2021.

Banner

Related posts

Portali i fermerit, Rama: Informacion dhe lehtësim i procedurave të mbështetjes së fermerëve

admin

Momenti kur i riu shqiptar tenton të arratiset nga “shtëpia e barit” pas mësymjes së policisë

admin

Rrahu për vdekje italianin, ky është shqiptari i arrestuar

admin

Leave a Comment