AKTUALEKOSOVË

Deputeti gjerman i reagon Borrellit e Lajçakut pas deklaratës së Vuçiqit

Deputeti gjerman i Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer ka pyetur liderët e BE-së nëse e kanë dëgjuar deklaratën e presidentit serb Aleksander Vuçiq, i cili ka paralajmëruar të dielën Perëndimin se ata duhet të zgjedhin mes Kosovës dhe Serbisë.

“I doni ata? Atëherë nuk do të na keni ne”, kishte deklaruar presidenti serb. Tutje ai ka thënë se në këtë rast Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe ne do ta shfrytëzojmë rastin e vet”.

Deputeti gjerman ka pyetur se si mund të vazhdohet me pretendimin se “problemi” është kryeministri Kurti, ndërkohë që Vuçiq lejohet të “mbjellë farën e luftës”.

“Hej, Joseph Borrel, Miroslav Lajçak dhe Oliver Varhelyi. A e dëgjuat këtë me zë të lartë dhe qartë? Si mund të vazhdoni të pretendoni se “problemi” është kryeministri Kurti? Ju pretendoni se ndiqni “stabilitetin”, por e lejoni Vuçiqin të mbjellë farën e luftës! Vonderleyen ju duhet të ndryshoni kursin e BE-së! Tani!”, ka shkruar ai.

Edhe Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, të dielën duke komentuar fjalimin e presidentit të Serbisë, u shpreh se Vuçiq edhe takimin me fëmijët nga Kosova e shfrytëzon për t’i dërguar mesazhe rajonit dhe komunitetit më të gjerë ndërkombëtar.

Banner

Related posts

Kush po e shkatërron Maqedoninë e Veriut?

Gjyla Halili

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Gjyla Halili

Rinia e Sarajit mbështet fuqishëm Blerim Bexhetin, organizim madhështor në pritje të kandidatit për president për syfir në Saraj

Gjyla Halili