SPORT

Maradona – Osimhen, stafeta e dy epokave dhe titujve

Një artist tatuazhesh napolitan ka huazuar “Michelangelo’s Creation” për një tatuazh krejt të ri të zgjedhur për të festuar fitoren e titullit nga Napoli në Serie A. Protagonistë për shkëmbimin ideal të trengjyrëshit janë Maradona nga njëra anë dhe Osimhen nga ana tjetër, lojtarë simbolikë të dy epokave.

Po flasim për protagonistin absolut argjentinas të triumfit të dyfishtë më 1987 dhe 1990 dhe referencën teknike e bomberin nigerian për titullin e këtij viti (pret të zyrtarizohet edhe matematikisht).

Thjesht, Osimhen e vlerësoi tatuazhin në rrjetet sociale, e kompletoi atë me një koment drejtuar artistit Alberto Marzari, i njohur për tatuazhin e Mourinhos me dizajnin e tri kupave evropiane, me veprën e tij të artit që ka qarkulluar në internet dhe një foto që shpejt u bë “virale”.

Në këtë periudhë shumë artistë po lënë të lirë imagjinatën e tyre për të festuar triumfin në kampionat të skuadrës së drejtuar nga Spalletti.

Related posts

Tirana “flet” vetëm në fushë!

admin

Genc Nuza e drejton ndeshjen Luzern – Djugarden

admin

Një tjetër rekord për Ancelottin

admin

Leave a Comment