SHQIPËRI

Pastruan paratë e ‘Cosa Notras-s’ në Shqipëri, GJKKO dënon kunatin dhe shoferin e Rezart Taçit

Nga hetimet ka rezultuar se, Taçi, Balla e Lilo, në bashkëpunim edhe me italianët Francesco Zummo e Fabio Petruzzella, kanë organizuar një skemë për pastrimin e parave në disa vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë.

Pastruan paratë e 'Cosa Notras-s' në Shqipëri, GJKKO

Rezart Taci

TIRANË– Gjykata e Posaçme ka dënuar me 11 dhe 10 vite burg dy bashkëpuntorët e Rezart Taçit të arrestuar me dyshimin se tentuan të pastronin në Shqipëri 18 milionë euro të organizatës mafioze “Cosa nostra”.

Gjykata dënoi me 10 vite burg Bledar Lilon dhe me 11 vite heqje lirie Artur Ballën. Ndërsa biznesmeni Rezart Taçi vijon të jetë në kërkim.

Sipas SPAK, këta persona akuzohen se pastronin në Shqipëri miliona euro të organizatës mafioze italiane “Cosa Nostra”. SPAK fillimisht kërkoi dënimin me 13 vite burg për Ballën, por për shkak se procesi ndaj tij është zhvilluar me gjykim të shkurtuar përfitoi ulje të dënimit me një të tretën dhe u dënua përfundimisht me 8 vite e 8 muaj burg. Ndërsa për Lilon, spak kërkoi dënimin me 12 vite heqje lirie edhe ndaj tij është aplikuar gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë dënimin me 8 vite heqje lirie.

Çështja për biznesmenin Rezart Taçi, që është shpallur në kërkim ndërkombëtar është veçuar.  Nga hetimet ka rezultuar se, Taçi, Balla e Lilo, në bashkëpunim edhe me italianët Francesco Zummo e Fabio Petruzzella, kanë organizuar një skemë për pastrimin e parave në disa vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë. /Dosja.al

Banner

Related posts

Takimi me Kim, Gjiknuri: PS e vendosur për proces zgjedhor në përputhje me standardet ndërkombëtare

admin

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, automjeti përplaset me karrocën! Humb jetën 58-vjeçari

admin

Jabllanoviq tallet me Kurtin: Po shihet që policët të duhen policët më shumë në Prishtinë

admin

Leave a Comment