SPORT

Balotelli habit me deklaratën e tij

Banner

Mario Balotelli është shquar gjithmonë si një lojtar problematik, i cili nuk ka ditur asnjëherë ta shfrytëzojë kapacitetin e tij në fushën e blertë.

Sulmuesi italian ka luajtur në klube të mëdha si Inter, Milan e Manchester City, por që sjelljet e tij josportive dhe moserioziteti në punë e lanë pas dhe nuk mundi ta shfrytëzonte aftësinë e jashtëzakonshme që kishte në futboll.

Madje, ish-përfaqësuesi italian zbulon se ish-menaxheri i tij, i ndjeri Mino Raiola i kishte thënë se do të mundë të arrinte shumë më tepër në karrierë nëse do të punonte më shumë me kokën e tij, e cila i ka sjellë telashe të mëdha dhe zënka me trajnerë e bashkëlojtarë, por edhe me tifozë kundërshtarë.

“Raiola më thoshte gjithmonë se Ronaldo e Messi kanë fituar aq shumë Topa të Artë sepse unë luajta me 20% të kapacitetit tim dhe se, nëse do të luaja me 100%, do t’i fitoja unë Topat e Artë.

Nëse e shikoj karrierën time, e kam vetëm një merak dhe pendim: Kam mundur të bëja më shumë”, deklaroi Balotelli.

“Unë i lëshova disa mundësi për të qenë në nivel të tyre. Por, jam 100 për qind i sigurt se kualitetet e mia janë të nivelit të njëjtë me të tyre.

Por unë… i humba disa shanse, më kupton? Kjo ndodh. Unë nuk mund të them se jam i mirë si Ronaldo, sepse ai ka fituar shumë Topa të Artë. Pesë.

Nuk mund ta krahasosh veten me Messin e Ronaldon, askush s’mundet.

Por, nëse flasim veç për kualitetin, për kualitetin futbollistik, nuk kam pse të jem xheloz në ta, të jem i sinqertë”, shtoi Balotelli.

Ai e pranon se me zemër është tifoz i Milanit, por që për krejt çka ka arritur në karrierë i është falënderues dhe mirënjohës Interit, posaçërisht ish-presidentit të këtij klubit, Massimo Moratti.

Banner

Related posts

Milan ka rezervuar edhe një goditje të fundit

admin

Si i’a vodhën hajnat 1.2 milionë euro futbollistit Shkodran Mustafi

admin

Bayerni përmbys Lverpoolin – Kreu

admin

Leave a Comment