KOSOVË

VV-ja e PDK-ja fituese të zgjedhjeve në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve që janë mbajtur sot në katër komunat veriore të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar Mitrovicën e Veriut dhe Leposaviq, ndërkaq Partia Demokratike e Kosovës ne Zubin Potok dhe Zveçan.

Vetëm 3.47 për qind e 45 mijë e 95 qytetarëve me të drejtë vote në katër komunat e veriut të Kosovës kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votë të dielën në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Leposaviq, Zubin-Potok, Zveçan e Mitrovicë të Veriut. Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut votuan 837 qytetarë apo 4.62 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. Në Leposaviq votuan 141 votues apo 1.06 për qind, në Zubin-Potok 385 votues apo 5.78 për qind dhe në Zveçan 204 qytetarë apo 2.92 për qind e qytetarëve me të drejtë vote./21Media

Banner

Related posts

BE, e gatshme të organizojë takim ekspertësh për draft-statutin e Asociacionit

admin

“Lajm i vonuar” / Rama reagon pas lirimit të tre policëve nga Kosova

admin

Lajçak paralajmëron bisedime strategjike me partnerët evropianë dhe amerikanë në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi

admin

Leave a Comment