KOSOVË

Votuan 13 persona të kombësisë serbe, fitues i zgjedhjeve populli serb

Drejtori i së ashtuquajturës “Zyrës për Kosovën” të Qeverisë së Serbisë, Petar Petkoviq, tha se fitues të zgjedhjeve në veri të Kosovës janë “populli serb në Kosovë, i cili i bojkotoi këto zgjedhje sepse nuk dëshiron okupimin”.

“Kjo është një disfatë për atë pjesë të bashkësisë ndërkombëtare që e mbështeti kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe deklaroi se do t’i njohë rezultatet” e zgjedhjeve, tha Petkoviq në konferencën për media të mbajtur në Beograd.

Petkoviq tha se, sipas të dhënave të autoriteteve në Serbi, në zgjedhje kanë votuar 13 persona të kombësisë serbe.

Ai i quajti zgjedhjet “antidemokratike dhe jolegjitime”. Petkoviq kritikoi Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që lejoi mbajtjen e zgjedhjeve në kontejnerë, që ruheshin nga Policia e Kosovës./21Media

Banner

Related posts

Kosovë, sot afati i fundit për largimin e institucioneve serbe nga objekti në Mitrovicë të Veriut

admin

Bruksel, filloi skrining takimi bilateral për kapitujt 14 dhe 21

admin

Shtyhet mbledhja e KQZ-së, Elezi: Me gjithë sfidat, po vazhdojmë përgatitjet për zgjedhjet në veri

admin

Leave a Comment