SHQIPËRI

Duke pirë kafe në lokalin e tij, sa plumba u zbrazën ndaj biznesmenit që u vra në Shëngjin

7 plumba janë zbrazur ndaj biznesmenit Ardian Nikulaj i cili u vra duke pirë kafe në lokalin e tij në pedonale të Shëngjinit mesditën e sotme nga dy autorë.

Njëri prej autorëve i maskuar si polic, me skafandër motori në kokë dhe maskë anti-COVID është futur në lokalin e biznesmenit dhe ka shkuar pranë tavolinës ku ai ishte ulur. Ndaj tij ka drejtuar pistoletën me silenciator dhe i ka zbrazur 7 plumba duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Nikulaj mësohet se u gjet nga të afërm të tij, të cilët njoftuan policinë. Si shkaqet ashtu sikurse autorët e këtij ekzekutimi mafioz mbeten të paqarta.

Banner

Related posts

Aksidenti tragjik në Tepelenë, këta janë katër viktimat – dalin detaje të reja

Gjyla Halili

Aksident në ‘Rrugën e Kombit’, vetura me targa të Kosovës e godet për vdekje kalimtarin

admin

Pamje nga vendi ku dyshohet se është gjetur vrasësi masiv i sulmit në Serbi

admin

Leave a Comment