SHQIPËRI

Vrasja e dyfishtë – Ky dyshohet të jetë motivi i hakmarrjes në Kavajë

Edmond Gosa, vëllai i Arian Gosës që mbeti i vrarë në Kavajë përgjatë së dielës, u vra në mars të këtij viti.

Siç raportonin mediat në Shqipëri, Edmond Gosa kishte goditur me thikë Altin Rexhën prapa shpine.

Ky i fundit pasi ka rënë në tokë, ka nxjerrë armën që mbante me vete dhe e ka qëlluar për vdekje Edmond Gosën.

Si pasojë asnjëri prej tyre nuk i ka bërë ballë plagëve të marra dhe kanë ndërruar jetë.

Arian Gosa përgjatë së dielës mbeti i vrarë në një kafiteri në Kavajë.

Ai ka qenë i ulur në lokal me një person tjetër dhe në këtë moment, dikush është afruar dhe e ka qëlluar.

Motivi i vrasjes dyshohet të jetë hakmarrja, si pasojë e ngjarjes së lartcekur në mars, ku mbeti i vrarë vëllai i Arianit, Edmond Gosa.

Banner

Related posts

Samiti i Berlinit mbahet në Tiranë/ Kryeministri Rama takon në Berlin kancelarin Scholz

admin

Rashiq: Shumë shpejt do të hiqet vendimi për ndalimin e mallrave serbe

admin

Greqi/ Mbylli emigrantët në rimorkio, shqiptari: Kisha frikë se do më sulmonin

admin

Leave a Comment