KOSOVË

Parlamenti Evropian tha PO, kosovarët nga 1 janari udhëtojnë pa viza

Parlamenti Evropian miratoi të martën vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës – me çka edhe procedurat për këtë çështje i afrohen fundit.

Miratimi u bë pa votim, pasi nuk kishte asnjë kundërshtim.

Një ditë më vonë, më 19 prill, do të nënshkruhet akti ligjor për liberalizimin e vizave, ndërsa hapi i vetëm që duhet të bëhet pas kësaj, është botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe hyrja në fuqi e tij.

Këshilli i ministrave të BE-së e ka miratuar me shumicë të thjeshtë liberalizimin e vizave për Kosovën, muajin e kaluar.

Tashmë është e qartë se zbatimi i vendimit nuk do të shtyhet më larg se 1 janari i vitit 2024.

Kjo çështje ka qenë e lidhur me sistemin ETIAS të udhëtimit në Evropë, përkatësisht me hyrjen e tij në fuqi.

Meqë afati për funksionalizimin e ETIAS-it është shtyrë për në vitin 2024, heqja e vizave për qytetarët e Kosovës pritet të bëhet më 1 janar të vitit të ardhshëm./21Media

Related posts

Kurti duhet të bindet pak më shumë, të përmbushë kërkesat evropiane dhe amerikane

admin

Lajçak njofton për bisedime në SHBA lidhur me situatën në Kosovë

admin

“Faleminderit nga zemra kryeministri Rama dhe populli i Shqipërisë”, Bill Clinton reagon pas vizitës në Tiranë

admin

Leave a Comment