KOSOVË

Europol godet grupin e dhunshëm kriminal në Ballkanin Perëndimor

37 anëtarë të një celule kriminale shumë të dhunshme në Ballkanin Perëndimorë janë arrestuar në një operacion ndërkombëtar të koordinuar nga Europol. E udhëhequr nga një shtetas i Bosnjë-Hercegovinës, kjo celulë e fuqishme kriminale ishte e përfshirë kryesisht në trafikun në shkallë të gjerë të drogës dhe armëve të zjarrit në të gjithë Evropën.

Më 24 maj, një sërë bastisjesh u kryen njëkohësisht në Kroaci, Slloveni, Bosnje dhe Hercegovinë, Holandë, Itali, Belgjikë dhe Gjermani kundër anëtarëve të kësaj bande.

Kreu i bandës një shtetas nga Bosnja dhe Hercegovina, ishte aktualisht duke vuajtur një dënim me burg 4-vjeçar në Itali, ndërsa hetuesit arritën të zbulonin sesi ai vazhdoi të drejtonte aktivitetet kriminale të bandës së tij nga qelia e burgut. Prej aty, ai besohet se ka dhënë rregullisht urdhra dhe udhëzime për çështje që lidhen me trafikun e drogës dhe armëve të zjarrit.

Gjatë operacionit u sekuestruan 148 mijë euro cash, 18 armë zjarri, mbi 15 kilogramë kokainë, 11kilogramë heroinë, 7 kilogramë marihuanë.

Banner

Related posts

Konjufca uron Xhaferin: Kryeministri shqiptar thyen një barrierë të perceptimit për këdo

Gjyla Halili

Tërmet në juglindje të Shqipërisë

admin

Kush nuk voton nuk ka të drejtë as të ankohet, as të kërkojë llogari

admin

Leave a Comment