KOSOVË

Greqi/ Mitsotakis e konsideron fitoren në zgjedhje si mandat për ndryshime

Lideri i konservatorëve në Greqi, Kyriakos Mitsotakis, e ka mposhtur rivalin e tij të qendrës së majtë, Alexis Tsipras, dhe ka thënë se e ka “mandat të fuqishëm” për të ecur përpara në rrugën e ndryshimeve.

Të dielën, Greqia i ka mbajtur zgjedhjet e dyta parlamentare brenda një muaji.

Partia Demokracia e Re e Mitsotakisit ka fituar 40.5 për qind të votave, pothuajse 23 për qind më shumë sesa partia e Tsipras, Syriza.

Ai e ka mposhtur Syrizan edhe në maj, mirëpo i ka shpallur zgjedhjet e reja për të fituar shumicën e nevojshme për të qeverisur shtetin vetë.

“Demokracia e Re është sot partia më e fuqishme e qendrës së djathtë në Evropë”, u ka thënë Mitsotakis mbështetësve të vet në Athinë.

Mitsotakis njihet për rikthimin e stabilitetit në ekonominë e Greqisë dhe menaxhimin e borxheve.

Ndonëse aktualisht shumë grekë vuajnë nga rritja e çmimeve të jetesës, ata kanë votuar për partinë që ka premtuar taksa më të ulëta dhe përmirësim të shëndetit publik.

Partia e Tsiprasit, Syriza, ka humbur edhe më thellë sesa në zgjedhjet e kaluara, duke fituar rreth 18 për qind të votave.

Ai i ka hedhur poshtë spekulimet për dorëheqje, duke thënë se një vendim i tillë u takon pjesëtarëve të partisë. /Rel

Banner

Related posts

Kosova nuk ka legjitimim për të hyrë në ndërtesat komunale në veri

admin

Policia tregon se si është situata momentale në veri të Kosovës

admin

TV21 në Mlladenovac/ Arrestohet vrasësi masiv, Vuçiq cakton konferencë të jashtëzakonshme për shtyp

admin

Leave a Comment