KOSOVË

U dhunua dhe u mbajt peng 1 javë, policia merr në mbrojtje 28-vjeçaren

Policia ka marrë në mbrojtje 28-vjeçaren, e cila u dhunua nga bashkëjetuesi i saj në Tiranë pasi u mbajt peng për 1 javë në banesën e tij.

Uniformat blu bëjnë me dije se kanë arrestuar bashkëjetuesin i saj Gleard Gusholli, si dhe 4 shtetas të tjerë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, shtetasit me iniciale B. N., dhe A. Sh., si dhe për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, shtetasit me iniciale B. K., dhe E. K.

“Në lidhje me ngjarjen e dhënë për shtyp ditën e djeshme, mbi rastin e dhunimit të një shtetaseje, ju sqarojmë se:

28-vjeçarja është paraqitur për ndihmë në shërbimet e emergjencës mjekësore me datë 15.04.2023, ku është njoftuar dhe Policia, dhe me marrjen e këtij informacioni, Komisariati i Policisë Nr. 2 ka reaguar menjëherë me profesionalizëm për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes shtetasin G. G., 31 vjeç, i cili është arrestuar pak orë pas shpalljes në kërkim.

Gjithashtu, në lidhje me këtë rast janë arrestuar për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, shtetasit B. N., dhe A. Sh., si dhe për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, shtetasit B. K., dhe E. K.

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e jetës së saj, gjatë qëndrimit në spital si dhe jashtë ambienteve të tij, si dhe gjithashtu të familjarëve të saj”, tha policia./Opinion

Related posts

Pezullimi, pasi Borrell i kërkova të mos nisnit sanksionet

admin

Në vend të një memoriali për viktimat shqiptare të luftës, Serbia po zhvillon stërvitje në Batajnicë

admin

Ndëshkimi i grupeve kriminale, rruga e vetme për stabilitet

admin

Leave a Comment