AKTUALE

Gjimnazi i Tetovës në prag të mbylljes, Llalla: Komuna s’ka lëshuar mjete, Durmishi: Kemi lëshuar mjete

Gjimnazi i Tetovës në prag të mbylljes për shkak borxheve të mdhaja për rrymën elektrike. Nxënësit mund të jenë humbësit më të mdhej në këtë mosmarrëveshje mes komunës së Tetovës dhe Gjimnazit të Tetovës.

EVN ka lëshuar një dokument ku thuhet se deri me 3 Maj do to ndërpritet energjia elektrike nëse nuk shlyhen borxhet.

Gjimnazi i Tetovës për pos borxhit të madh të rrymës ka edhe borxhe tjera që rrezikohet të bllokohet edhe xhirollogaria e më pas të vij deri ne kolaps total ku humbjen më të madhe do ta kenë nxënësit e kësaj shkolle.

Drejtoresha e Gjimnazit “Kiril Pejçinoviç” Teuta Llalla fajin e hedh tek komuna e Tetovës për mos lëshimin e mjeteve që e ka obligim ndaj Gjimnazit.

“Fatkeqësisht drejt asaj rruge po shkojmë, sepse në Gjimnazin e Tetovës nga ana e komunës nuk kanë arritur bllokdotacionet e parapara që i takojnë shkollës sonë. Kjo na çon drejt kolapsit, drejtë problemeve, na çon drejt përmbarimit të nga firmat dhe bllokimin e xhirollogarisë së shkollës” u shpreh Llalla.

Llalla thotë se ka paralajmërime nga kompania për rrymën se nëse nuk shlyhet borxhi Gjimnazi do të mbetet pa rrymë.

“Kemi paralajmërime nga nga kompania për rrymën se nëse nuk shlyhet borxhi Gjimnazi do të mbetet pa rrymë” thotë drejtoresha e Gjimnazit.

Drejtoresha Llalla thotë se nëse do të vije deri te ç‘kyçja e rrymës, nuk është si amvisëritë por janë procedura të gjata që Gjimnazi mund të ngelet pa rrymë dy muaj.

Sa i përket lëshimit të mjeteve nga komuna e Tetovës, Llalla thotë se ndoshta i ka lëshuar por a janë destinuar në Gjimnazin e Tetovës.

Ndoshta i ka lëshuar por pyetni a i ka destinuar në Gjimnazin e Tetovës” thotë Llalla duke theksuar se Gjimnazi është gati tre muaj pa bllokdotacione.

Nga komuna e Tetovës, Besar Durmishi thotë se në Gjimnazin e Tetovës janë hasur keqpërdorime të ndryshme sa i përket Revizionit.  Durmishi më pas thotë se bllokdotacionet janë të lëshuara

“Bllokdotacionet janë të lëshuara” tha shkurt Durmishi kryetar i këshillit të Komunës së Tetovës.

E deri sa njëra tjetrës i hedhin akuza nxënësit mund të ngelin pa mësim dhe Gjimnazi i Tetovës të mbyllet për të shuar dritën e diturisë.

Related posts

SPB Tetovë me aksion kontrollues ndaj shoferëve që parkojnë në mënyrë të paligjshme

Gjyla Halili

VLEN: Ilire Dauti paska guxuar shqiptarët t’i shumëzojë me zero! E paska kapur paniku!

Gjyla Halili

Zgjedhjet 2024/ Pendarovski: Thirrja për Frontin Patriotik Maqedonas e njejtë si Koha e regjimit

Gjyla Halili

Leave a Comment