AKTUALE

Përkrahësit e Fraksionit në Tetovë shtrojnë iftar

Përfaqësues të Fraksionit të BDI në mesin e të cilëve Sekretari organizativ i BDI-së dhe kryetar i Sarajit, Blerim Bexheti, Kryetari i Këshillit mbikëqyrës, Musa Xhaferi, anëtari i kryesisë, Nevzat Bejta, sonte ishin pjesë e sofrës së iftarit me bashkmendimtarët dhe përkrahësit e fraksionit nga Tetova.

“Sonte, në Tetovë, në Restorant Siraç, me të pranishëm: Sekretarin organizativ të BDI-së, Blerim Bexheti, Kryetarin e këshillit mbikqyrës, Musa Xhaferi, Anëtarin e kryesisë, Nevzat Bejta, u mbajt një iftar i përbashkët me bashkmendimtarët dhe përkrahsit e fraksionit nga Tetova.

Një falemenderim i veçantë për organizatorët e këtij iftari, Servetin, Fejsalin dhe Lorikun! Mbrëmja u përmbyll me një kafe muhabet në kafeterinë Ali Baba në Tetovë, i organizuar nga bashkmendimtarët e fraksionit Vullneti, Fatmiri, Shpendi dhe Besmali. Zoti na e pranoftë agjërimin të gjithëve!”, ka shkruar në rrjetet sociale njëri nga themeluesit e BDI-së dhe përkrahës i Fraksionit nga Tetova, Muhamet Ameti.

Banner

Related posts

Mark Gjonaj thirje diasporës shqiptare të regjistrohen për zgjedhjet e 11 majit: Vota juaj është zëri juaj

Gjyla Halili

Digjet vetura e Artan Grubit

admin

Reagim i BDI-së ndaj deklaratës së Kryeministrit Mickoski

Gjyla Halili

Leave a Comment