SHOWBIZ

Aktorja e njohur turke ndahet nga burri, 7 muaj pas martesës

Banner

Ka zgjatur vetëm shtatë muaj martesa e çiftit të njohur turk, Demet Ozdemir dhe Oguzhan Koç, të cilët nuk janë parë bashkë për kohe në publik.

Demet dhe Oguzhan, të cilët u martuan në një dasmë madhështore në Stamboll gushtin e kaluar, kanë vendosur t’i ndajnë rrugët.

Çifti i njohur, i cilët u tha se kishin një krizë në lidhjen e tyre, nuk ia dolën dot pavarësisht se i dhanë një shans të dytë dashurisë së tyre, shkruan CNN Turk.

Foto: CNN Turk/Instagram

Bukuroshja 31-vjeçare dërgoi transportuesit për të marrë gjërat nga shtëpia ku jetonte me këngëtarin 37-vjeçar, dhe u transferua në shtëpinë e saj në Zekeriyakoy, ku jetonte kur ishte beqare, kështu, duke i dhënë fund plotësisht martesës së tyre 228-ditore.

“Është e vërtetë që prej një kohe nuk kemi mundur të realizojmë martesën tonë dhe kemi vendosur të divorcohemi. E dimë se ky vendim që kemi marrë në kuadrin e respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë do të ndikojë edhe tek ne dhe familjet tona, ne po bëjmë çmos për ta kryer këtë proces në mënyrën më të ndjeshme, pa i mërzitur apo lodhur ata”, thanë dyshja në një deklaratë të përbashkët.

Foto: Demet Ozdemir/Instagram

Ndërkohë, Demet e cila konsiderohet si një prej aktoreve më të famshme turke aktualisht po shijon suksesin me serialin e ri “Adim Farah” përkah aktorit Engin Akyurek. /Telegrafi

Banner

Related posts

“E dija, ju kam ndjerë që jeni me mua që nga dhjetori”, Albina Kelmendi flet pas kualifikimit në finale të Eurovizionit

admin

Vedati “tregoi” nëse janë ndarë Andi dhe Gresa

admin

Efektet pozitive të kajsive në shëndetin tonë

admin

Leave a Comment