KOSOVË

Abazoviq thotë se ndjehet i lumtur me ardhjen e tij në Prishtinë

Kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka arritur sot në Kosovë, për një një vizitë tre ditore.

“Gëzohem shumë, kënaqësi e madhe, faleminderit të gjithëve”, ka thënë Abazoviq pas arritjes në Prishtinë.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Abazoviq do të zhvillojë takime me liderë të institucioneve shtetërore, kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe me zyrtarë të tjerë shtetëror.

Në takimin ndërmjet dy kryeministrave, Dritan Abazoviq me homologun e tij kosovar Albin Kurtin do të nënshkruajnë marrëveshjen bilaterale për korridorin e qiellit të hapur, me të cilin parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës./21Media

Related posts

Vuçiq: Dita e djeshme ishte e vështirë për vendin tonë, të hënën i drejtohem qytetarëve

admin

Besnik Berisha dyshohet se mori 11 mijë euro nga klienti që s’mund ta mbronte ligjërisht

admin

Mali i Zi i pari në radhë për t’u anëtarësuar në BE

admin

Leave a Comment