KOSOVË

30 ditë paraburgim policit të dyshuar për plagosjen në veri

Banner

Gjykata Themelore në Mitrovicë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh policit të dyshuar për plagosjen në veri të vendit, ditë më parë. Ndaj tre policëve të tjerë të përfshirë në rast u caktua masa e arrestit shtëpiak, ka shkruar të enjten “Betimi për Drejtësi”.

Polici K.P. dyshohet për veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “manipulim me prova”. Tre policët tjerë, S.U., F.M., dhe M.M. dyshohen për “moslajmërim të veprës penale”.

Të hënën, në veri fillimisht u raportua për një serb të plagosur nga të shtënat me armë prej Policisë. Policia doli me reagim pak orë duke mohuar rastin. Megjithatë disa orë më vonë, të martën pasdite, Policia njoftoi se pas hetimeve ka dyshime për përfshirje të policëve në rast.

Banner

Related posts

Kosova ta formojë Asociacionin me kompetenca thelbësore, pastaj ne do ta përmbushim pjesën tonë

admin

Kërkojmë shtensionim të situatës në Veri, të ndiqet plani 3 pikësh i BE-së

admin

Të shpallen sa më shpejt zgjedhjet e parakohshme në katër komunat veriore

admin

Leave a Comment