AKTUALE

Ahmeti nuk është i kapur nga Artan Grubi, thotë Faton Ahmeti

Banner

Ali Ahmeti nuk është i kapur nga askush. Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së Faton Ahmeti në Programin 200 në Alsat iu kundërpërgjigj akuzave të kreu të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami i cili tha se Ali Ahmeti është i kapur nga Artan Grubi prandaj s’mund ta shkarkojë atë.

“Ali Ahmeti nuk është i kapur nga askush. Ali Ahmeti është figura kyçe, qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim. BDI është vetë Ali Ahmeti. Në këtë kontekst sa i përket mbrojtjes që ua bën zv/kryeministrave, çdo herë e ka pasur qasjen e njëjtë ndaj ekzekutivit, duke pasur parasysh se ekzekutivi përherë ballafaqohet me punë që duhet t’i realizojnë në qeveri me kërkesat që vijnë nga baza dhe me vetë faktin që ushtron një detyrë në ekzekutiv dikujt i prishet qejfi, dikujt i bëhet qejfi”, deklaroi Faton Ahmeti, Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së, në Programin 200 në Alsat.

Ahmeti shtoi se situata aktuale nuk mund të krahasohet me atë të vitit 2016 kur kreu i BDI-së Ali Ahmeti mori vendim që t’i zëvendësojë të gjithë ministrat e BDI-së.

“Në të gjitha rastet Ali Ahmeti ka qenë ai i cili ka qenë krah ekzekutivit, ka qenë mbrojtës, ka qenë avokat i z. Musa Xhaferi për mbi 11 ose 12 vite. Të njëjtën e ka bërë edhe zv/kryeministërin, të ndjerin Abdylaqim Ademi, dhe gjithë zv/kryeministrat e deritanishëm. Ndërsa situata e 2016-ës ka qenë komplet në situatë e ndryshme nga kjo e sotshmja, ishte një situatë që rezultoi pas përgjimeve të paligjshme të cilat u lëshuan aso kohe dhe e dimë se si ishte epilogu, si ishte vajtja e procesit në atë rast. Prandaj nuk mund të bëjmë një paralele mes asaj situate të atëhershme dhe situatës së sotshme”, shtoi Ahmeti.

Banner

Related posts

Astronauti i parë sirian ndërron jetë në moshën 72-vjeçare

Gjyla Halili

Trump emëron Dan Bongino si zëvendësdrejtor të FBI-së

Gjyla Halili

Reagim i BDI-së ndaj deklaratës së Kryeministrit Mickoski

Gjyla Halili

Leave a Comment