KOSOVË

Plagosja në Veri të Kosovës, arrestohen katër policë

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar katër zyrtarë policorë të për plagosjen e një personi mbrëmë në Leposaviq.

IPK-ja bën të ditur se bazuar në informacionet dhe dëshmitë e siguruara deri më tani janë suspenduar katër zyrtarë policorë , ndaj tre zyrtarëve që nuk kishin raportuar lidhur me rastin dhe një zyrtar për mos raportim si dhe për përfshirjen e tij në rast, njofton Klankosova.tv.

Madje mbi të njëjtit rëndojnë edhe veprat penale “Moslajmërim i veprës penale” dhe “Vrasje në tentativë”.

“Pas ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore në koordinim me prokurorinë hetuesit e IPK-së kanë arrestuar sot në orët e mbrëmjes katër zyrtarë policorë me dyshimin se kanë kryer veprën penale “mos lajmërim i veprës penale” dhe njëri nga ta është i dyshuar për veprën penale “vrasje – në tentativë” (lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës). Me vendim të prokurorit të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë” thuhet në njoftimin e tyre.

Mes tjerash IPK-ja bën të ditur se bashkë me Prokurorinë e Shtetit janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për të zbardhur të gjitha rrethanat e këtij rasti.

Banner

Related posts

93 trupa të KFOR-it u lënduan nga dhuna në veri të Kosovës, thotë Stoltenberg

admin

Nëse nuk ç’tensionohet situata në veri të Kosovës do të ketë pasoja

admin

Kosova ta formojë Asociacionin me kompetenca thelbësore, pastaj ne do ta përmbushim pjesën tonë

admin

Leave a Comment