SPORT

FSHF cakton datën për Kastrioti – Bylis

Gjithashtu, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që të gjithë ndeshjet e Kastriotit si pritës deri në fund të sezonit, të luhen në stadiumin “Elbasan Arena”.

Kjo pasi Policia e Shtetit nuk ka marrë përsipër garantimin e sigurisë në stadiumin e Kamzës, që ka qenë edhe shtëpia e krutanëve deri para pak ditësh.

Deklarata e plotë e FSHF-së:

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë komunitetin e futbollit dhe opinionin publik se ndeshja Kastrioti-Bylis, e vlefshme për javën e 28-të të Abissnet Superiore, e planifikuar për tu zhvilluar më datë 9 prill 2023, do të zhvillohet të mërkurën e datës 19 prill në stadiumin Elbasan Arena duke filluar nga ora 15:00.

FSHF është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet ligjzbatuese për zbardhjen e ngjarjes së rëndë të ndodhur me zyrtarët e ndeshjes. Hetimet janë duke vazhduar dhe në të njëjtën kohë presim që gjithҫka të sqarohet sa më parë në mënyrë që gara të vazhdojë normalisht deri në fund.

Klubi Kastrioti do t’i luajë të gjitha ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit në stadiumin “Elbasan Arena” për shkak se Policia e Shtetit nuk merr përsipër garantimin e sigurisë në stadiumin “Kamza”.

/BotaSot/

Related posts

Një tjetër klub anglez në garë për yllin e Juventusit

admin

Juventusi kërkon transferimin e Donnarummas

admin

Gazetat çeke pa mëshirë ndaj përfaqësueses së tyre

admin

Leave a Comment