NP Parkingjet në Komunën e Qendrës dhe Komuna Qendër në bashkëpunim me Policinë e Trafikut – Shkup kanë sanksionuar 193 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme që kanë penguar rrjedhën normale dhe të sigurt të komunikacionit, informon bild.mk.
Në periudhën prej 03.04.2023 deri më datë 09.04.2023 me mjetet speciale “Spider” të NP “POC” janë hequr 109 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme, si dhe me vendosjen e pajisjes mekanike “Bllokator” janë sanksionuar 84 automjete të gjetura në parkingje rezidenciale dhe janë jo përdorues rezidentë të sektorit në të cilin ishin parkuar.
“Për zgjidhje të përhershme të bllokimit të trafikut dhe problemit të parkimit të paligjshëm, është e nevojshme një kulturë më e madhe e komunikacionit, andaj NP POC dhe SPB Shkup do të vazhdojnë me largimin e përditshëm të të gjitha veturave të parkuara në mënyrë të paligjshme dhe të pakujdesshme në Komunën e Qendrës për të ngritur nivelin e ndërgjegjësimit në komunikacion tek niveli më i lartë dhe për të rritur sigurinë në komunikacion, theksojnë kompententët. / bild.mk