AKTUALE

Dështoi edhe thirrja e tretë publike e Qytetit të Shkupit për transportues privat

Thirrja publike e Qytetit të Shkupit për kthimin e transportuesve privatë në transportin publik dështoi sërish. Kjo ishte thirrja e tretë, pas dy thirrjeve të para, asnjë operator nuk u paraqit, informon bild.mk.

Sot në faqen e Komunës është publikuar një njoftim i ri, me kushte identike si ai i mëparshmi.

Kërkohen transportues për linjat me numër 9, 11, 11A, 12, 19, 20, 22, 23, 45, 47A, 52, 54, 55, 61, 63 dhe 73. Për këto linja do të duhen 115 autobusë dhe 245 shoferë.

Shpallja është e hapur deri më 24 Prill.

Deri më tani nga Qyteti i Shkupit nuk ka përgjigje se pse thirrja e fundit publike nuk ka rezultuar e suksesshme./bild.mk

 

Banner

Related posts

Pendarovski: Duhej të niste lufta në Ukrainë që BE-së t’i kujtohej Ballkani Perëndimor!

admin

PDE-ja e Arianit Hoxhës drejt shkrirjes në BDI? Vendimi pritet pas mbledhjes së Kuvendit Qendror

Gjyla Halili

Ali Ahmeti arrin në protestën në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, e shoqëron Ramiz Lladrovci

Gjyla Halili

Leave a Comment